E përplas makina, vdes vogëlushja shqiptare në Itali
Lajmifundit
/
28 Shkurt 2016, 11:44
Aktualitet
Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel. Një vajzë e mitur shqiptare ka humbur jetën në Itali, pasi është përplasur nga një makinë. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ANSA, sipas së cilës, aksidenti tragjik ka ndodhur në Bolonja.
13-vjeçarja shqiptare, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, është përplasur për vdekje nga një makinë Opel Comb, që drejtohej nga një 38-vjeçare italiane.
E mitura shqiptare është dërguar në spital në gjendje të rëndë, por nuk është bërë e mundur që të shpëtohet jeta e saj.