Aishe Haklaj tregon momentet perpara vrasjes se Fatmirit: Doli nga shtëpia ime, kafka e tij ishte e krisur

Aktualitet
Aishe Haklaj tregon momentet perpara vrasjes se Fatmirit: Doli nga shtëpia

Minimi i gati një kilometër rrugë në Qafën e Cërrnicës ishte një tregues se kundërshtarët e Fatmir Haklajt ishin gati të ndërmerrnin çdo rrezik vetëm e vetëm që ta eliminonin. Ata mbanin nën vëzhgim gjatë gjithë kohës kullën e Haklajve ndërkohë lëvizjet e Fatmirit u kufizuan së tepërmi. Tashmë, ai kishte probleme fizike, pasi ishte plagosur rëndë nga prita e 4 Gushtit të vitit 1999 në Brinjën e Cërrnicës.

Pas 3 atentateve të dështuara me mina, tashmë kundërshtarët po përgatisnin një goditje nga afër. Fatmiri, do të bënte një gabim të rëndë që do ta nxirrte zbuluar, duke u larguar nga kulla e fortifikuar në Kërrnajë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë e takova Fatmirin dhe më tha që do udhëtonin për në Bajram Currë, i thashë jo, po më tha do të udhëtoj se nuses i janë afruar ditët, dhe nusja Jahos pret të lindë. Kishim parandjenjë sikur diçka do të ndodhte”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve

Në fund të muajit Tetor të vitit 1999, Fatmiri, së bashku me Jahon dhe Sami Kërrnajën shkojnë në banesën e motrës së tij Aishes në fshatin Bujan. Ata qëndrojnë aty për disa ditë.

“Dy ditë para, pashë që çonte dorën te koka dhe e fërkonte, edhe i thashë a ke dhimbje a pse e çon dorën tek koka, ai nuk tregonte kurrë e nuk donte ti trishtonte njerëzit e më tha jo, skam dhimbje”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve.

ME TE LEXUARAT