Ban Ki-moon në Afrikë: "Mos u ngjitni për pushteti"

Bota

BAN KI MOONSekretari i përgjithshëm i OKB-së e premten u bëri thirrje udhëheqësve afrikanë që të "mos ngjiten për pushteti".

Ban Ki-moon tha se ndryshimet kushtetuese jodemokratike dhe pretekstet ligjore nuk duhet të përdoren nga liderët për të qëndruar në pushtet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke folur në samitin e 54-vendeve të Bashkimit Afrikan, zoti Ban u bëri thirrje udhëheqësve të Afrikës të dëgjojnë njerëzit e tyre, duke thënë se udhëheqësit modernë nuk mund të injorojnë dëshirat e atyre që ata përfaqësojnë.

Disa liderë afrikanë janë në pushtet me dekada të tëra, duke ndryshuar kushtetutat e vendeve të tyre për të zgjeruar mandatet e tyre.

Kohët e fundit, Kongo miratoi një ligj që kërkon një regjistrim kombëtar para se të mund të mbahenzgjedhjet.

Ligji shkaktoi protesta të dhunshme në të cilat dhjetëra u vranë, dhe kritikët akuzuan presidentin Joseph Kabila, i cili ka qenë president nga viti 2001, që po përpiqet të zgjasë mandatin e tij.

ME TE LEXUARAT