Përfundon zyrtarisht lufta e SHBA dhe NATO-s në Afganistan

Bota

afKjo javë shënon një kapitull të ri mes Uashingtonit dhe Kabulit, fundin e luftës 13-vjeçare në Afghanistan të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s. I nxitur nga tmerri dhe trauma e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, tha Presidenti Bush në atë kohë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot dhashë urdhërin për të filluar sulmet kundër kampeve stërvitore të terroristëve të al-Qaidës.”

Lufta më e gjatë në historinë e Amerikës me trupa tokësore mori fund. Komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë, Gjenerali amerikan John Campbell, e shënoi këtë rast me një ceremoni në Kabul.

“Dita e sotme shënon fundin e një epoke dhe fillimin e një epoke të re. Sot, NATO i jep fund misionit të vet luftarak, një përpjekje 13-vjeçare plot me arritje të rëndësishme dhe sakrifica të jashtëzakonshme, sidomos nga mijëra ushtarët dhe policët afganë, të cilët dhanë kaq shumë për të ndërtuar një të ardhme më të shkëlqyer për këtë vend të shkatërruar nga lufta."

Këshilltari afgan për sigurinë, Hanif Atmar ishte i pranishëm në ceremoni.

"Në emër të presidentit afghan Ashraf Ghani dhe popullit të Afghanistanit, do të doja të shprehja mirënjohjen tonë më të thellë për përpjekjet dhe sakrificat e koalicionit që nga viti 2001. Kostoja e luftës sonë ka qenë e jashtëzakonshme." 

Përfundimi i luftës, që i mori jetën rreth 3 mijë e 500 trupave të NATO-s, mes të cilëve mbi 2 mijë ushtarë amerikanë, me një kosto prej më tepër se 1 trillion dollarësh, ka qenë synimi kryesor i presidentit Obama.

“Lufta jonë më e gjatë do përfundojë siç duhet. Kjo na jep  mundësinë të reflektojmë për gjithshka që na kanë dhënë këto familje. Ne jemi të aftë të mblidhemi me të afërmit dhe miqtë tanë, sepse trupat tona kanë treguar gatishmëri, duke u ndarë nga familjet e tyre, për të kryer shërbimin ushtarak."

Koha e tërheqjes së trupave luftarake e ka përçarë Uashingtonin në pjesën më të madhe të 2014. Në mars, Joseph Dunford, në atë kohë komandant i forcave në Afganistan, bëri një parashikim kërcënues:

"Në se largohemi nga fundi i vitit 2014, forcat afgane të sigurisë do të fillojnë të shkatërrohen. Mjedisi i sigurisë do të fillojë të prishet."

Por në shator, Afghanistani nënshkroi një pakt të vonuar prej kohësh me Shtetet e Bashkuara dhe me NATO-n, që lejonte të mbeteshin një pjesë e forcave për ta vazhduar stërvitjen dhe këshillimin e forcave afgane të sigurisë. Senatori republikan  John McCain, kritik ndaj afatit për tërheqjen e trupave, tani po shprehet me optimizëm për të ardhmen e Afghanistanit:

"Besoj se tani ne ndodhemi në një periudhë për të ofruar mbështetjen dhe partneritetin e duhur të SHBA në çdo fushë, përfshirë atë ushtarake dhe ekonomike."

Disa banorë të Kabulit shprehen me të njëjtin optimizëm të matur. Një banor thotë se ai është krenar për forcat afgane të sigurisë, ndërsa një tjetër bëri thirrje për vazhdimin e misionit stërvitor të SHBA dhe NATO-s. VOA

ME TE LEXUARAT