70 vjetori i clirimit të Aushwitz, sot Dita e Kujtesës

Bota

aushvitzSot është dita e kujteses. E pikërisht në këtë ditë, mbarë bota përkujton viktimat e Holokaustit.

70 vjet më parë u çlirua Aushvici, kampi më i madh i shfarosjes i ndërtuar nga nazistet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot, rreth 300 mbijetuarit e Holokaustit pritet të marrin pjesë në një ceremoni që do të përkujtojë pikërisht momentin kur trupat sovjetike çliruan kampin e vdekjes.

Me ta do të bashkohen edhe disa prej udhëheqësve të botës për të përkujtuar jo vetëm 1.1 milion njerëzit të vrarë nga nazistët në këtë kamp, por edhe miliona persona te tjerë që humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vladimir Putin do të mungojë në ceremoninë përkujtimore për shkak të ngjarjeve dhe tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës .

Megjithatë, Presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe presidenti francez, Francois Hollande, do të marrin pjesë së bashku me presidentin e Gjermanisë, Joachim Gauck, në këtë ditë lutjesh dhe vendosjes kurorash përkujtuese.

ME TE LEXUARAT