Zbulohet arsenal armësh në Shkodër, pranga 43 vjeçarit Ardian Fregjaj

Aktualitet

armNga Forcat e Komisariatit Shkodër, u bë arrestimi në  flagrancë i shtetasit Ardian Fregjaj, 43 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informcionit të marrë në rrugë operative u bë kontroll në banesën e tij si dhe në vëndin e punës si roje objekti në një magazinë hidrosanitare ,ku gjatë kontrollit janë gjendur dhe sekuestruar: 1 armë zjarri pistoletë TT me kreher më shtatë fishekë; 1 armë zjarri pistoletë Zastava me krehër me 7 fishekë; 4 armë zjarri automatikë; 1 armë zjarri pushkë me krëhër; 1 armë sportive; 5 kuti me fishekë model 56; 4 krëhëra automatiku si dhe 17 krëhëra  pushke me 164 fishek model 56 dhe 8 kuti mitralozi  me 80 fishek model 9mm. 30 cop fishek model 12.7 mm, një garanade, 3 ndezësa,1 selenciator,5 kallep tritoli, tre kapsolla donatore me fitil zjarr përcjellës, 6 kapsolla me përcjellës elektrik, 3 thika,një bajonet.etj.

ME TE LEXUARAT