Premier League/ 17 qershori nis me 5 zëvendësime

Sport
Premier League/ 17 qershori nis me 5 zëvendësime

Edhe Premier League, në prag të rifillimit të kampionatit, pas ndalesës për shkak të pandemisë së Covid 19, ka dhënë dritën jeshile për rritjen e numrit të zëvendësime në pesë të tilla dhe ka autorizuar rritjen e numrit të lojtarëve të pranishëm në stol në nëntë dhe jo më shtatë.

Mediat e huaja raportojnë se, për pjesën e mbetur të sezonit 2019-2020, numri i zëvendësime që mund të përdoren në një ndeshje do të rritet nga tre në pesë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, kampionati anglez do të nisë më 17 qershor dhe janë 92 ndeshje në total që duhen luajtur për t’i dhënë fund sezonit.

ME TE LEXUARAT