1 Qershori, sot festa ndërkombëtare e fëmijëve

Aktualitet

femijeSot shënohet festa e 1 Qershorit, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në këtë ditë fëmijët bëhen qendra e botës dhe aktivitete të shumta u kushtohen vetëm atyre.

Përveçse një ditë festive, në fakt 1 Qershori është edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët, sidomos angazhimin e tyre në punë kur janë ende të mitur.

Drejtoria Arsimore e Tiranës organizon aktivitete në hapësirat publike të çdo njësie bashkiake si më poshtë: Shkollat dhe kopshtet do të festojnë tek fusha “Ali Demi”, në Parkun Rinia dhe në sheshin “Shtraus”, ndërsa shkolla “Bajram Curri” aktivitet tek fusha përpara stadiumit “Selman Stermasi”, ne parkun përpara stacionit te autobusit Kombinat, tek fusha e Aviacionit, aktivitete tek shkolla “Servete Maçi”, parku përpara shkollës “Hasan Vogli” dhe ne hapësiren publike përpara shkollës “Ahmet Gashi”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktivitetet do të jenë të larmishme me lojëra dhe program artistik. Aktivitetet fillojnë në orën 10:00, ndërsa në njësinë 3 fillojnë në orën 9:30.

Dita e fëmijëve është vendosur me datën 1 Qershor, sepse me këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqenies së fëmijëve në Gjenevë, në 1925.

1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Kjo gjë rastisi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë. Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh.

Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre.

ME TE LEXUARAT