Zyrtare/ Vendoset data dhe ora kur do të luhet “El Clasico” mes Realit dhe Barçës

Sport

Zyrtare/ Vendoset data dhe ora kur do të luhet “El Clasico” mes

Tashmë zyrtarisht është vendosur data dhe ora se kur do të luhet “El Clasico” mes Real Madrid dhe Barcelonës, me sfidën që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

Të gjithë tifozët do të mbërthehen para TV por dhe të pranishëm në stadium më 16 tetor në orën 16:15 për të shijuar një nga ndeshjet ku emocionet dhe spektakli janë të garantuar, me dy skuadrat më të mira që vihen përballë njëra-tjetrës për fitoren që vlen më shumë se 3 pikë.

Por përpara se dy skuadrat do të përballen mes tyre, ata duhet të luajnë në Champions League, ku Barça do të sfidojë Interin në “Camp Nou” më 12 tetor, ndërsa “Los Blancos” do të udhëtojnë në Poloni, ku do të sfidojnë Shakhtar Donetsk më 11 tetor.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Barcelona-Real, statistika nga “El Clasico” :

* Fitorja më e thellë në “El Clasico” është arritur nga Reali, kur më 13 qershor 1943 mundi Barcelonën 11-1.
* Di Stefano është golashënuesi më i mirë në “El Clasico”, me 18 gola, tre më shumë se Lionel Mesi.
* Pesë lojtarë kanë arritur të shënojnë katër gola brenda një ndeshjeje mes Barçës dhe Realit, pikërisht Samitier, Garsia, Ventolra, Barinaga dhe Martinez.
* 33 futbollistë kanë veshur fanellën e të dy klubeve, 21 prej të cilëve kanë luajtur më parë me Barcelonën dhe më pas me Realin
* Lojtari me më shumë pjesëmarrje në “El Clasico” është Iker Kasijas, me plot 41 të tilla.
* 222 përballje zyrtare ka mes Realit dhe Barcelonës, 106 prej të cilave janë fituar nga katalanasit dhe 88 për madrilenët.
* Barça ka humbur vetëm 19 herë në shtëpinë e saj nga Reali në kampionat, në 83 ndeshje që janë zhvilluar në “Kamp Nou”.

ME TE LEXUARAT