Zyrtare/ Teuta konfirmon largimin e Edi Martinit

Sport

Zyrtare/ Teuta konfirmon largimin e Edi Martinit

Edi Martini nuk do të jetë më trajner i Teutës.  Lajmin e ka konfirmuar klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku falënderon trajnerin Martini për kontributin e dhënë te skuadra kampione.

Kujtojmë se ky është largimi i dytë i Martinit nga drejtimi i Teutës brenda pak javësh, me largimin e parë durrsakët emëruan në krye Renato Arapin i cili qëndroi për tre ndeshje në krye të skuadrës duke regjistruar dy barazime dhe një fitore.

Por, në mënyrë surprizë, Martini u rikthye në krye të ekipit, megjithatë planet nuk shkuan siç ishin parashikuar dhe tashmë pas katër humbjeve vjen sërish ndarja.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Prapaktheu përsëri te Teuta, që pritet t’i besojnë sërish drejtimin e skuadrës Arapit ku aktualisht bregdetarët janë në vendin e gjashtë me 18 pikë vetëm tre pikë larg pozicionit që të dërgon një kategori më poshtë.

“Edi Martini nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i futbollit Teuta dhe tranjeri Edi Martini kan shkëputur marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Edi Martini për gjithçka që ka bërë për ekipin tonë, dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen!”, thuhet ne njoftimin e Klubit.

ME TE LEXUARAT