Zyrtare, 'Partizani' rikthen në skuadër “ushtarin” e mesfushës

Sport

Zyrtare, 'Partizani' rikthen në skuadër

Tashmë gjithçka është zyrtare. Partizani ka rikthyer në skuadër “ushtarin” e mesfushës, ku Bruno Telushi ka zgjedhur sërish të rivishet i kuq.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se tashmë ish-lojtari i Egnatias do të vihet nënurdhrat e Dritan Mehmetit.

FK Partizani me kënaqësi njofton rikthimin e Bruno Telushit në familjen e kuqe.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Drejtuesit dhe mesfushori i njohur kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen mes tyre  dhe nga sot Telushi do të jetë pjesë e skuadrës së kuqe, me të cilën u shpall Kampion i Shqipërisë në sezonin 2018 – 2019” shkruan klubi i kuq.

Kujtomë se Partizani para pak minutash mësoi edhe kundërshtarin në turin e parë të Conference League, ku përballë do të ketë Saburtalo, skuadër nga Gjeorgjia.

ME TE LEXUARAT