ZYRTARE/ Partizani përforcohet në mbrojte, nënshkruan me Hadroj

Sport

ZYRTARE/ Partizani përforcohet në mbrojte, nënshkruan me Hadroj

Partizani është një nga skuadrat më aktive të Superiores në këtë merkato janari. Së fundmi klubi ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit, Andi Hadroj.

Mbrojtësi i djathtë ka nënshkruar një kontratë për dy vite e gjysëm me “Demat e Kuq”.

Futbollisti pukjan është një produkt i Shkëndijës së Tiranës. Për herë të parë si profesionist u aktivizua me Laçin në kupat e Europës kundër Anorthosis dhe më pas në kampionat, për të kaluar pas 6 muajsh te Bylisi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

”FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Andi Hadroj. Mbrojtësi 22-vjeçar pas eksperiencave te Laçi dhe Bylis do të jetë pjesë e të kuqve në Superligë.

Hadroj i cili ka nënshkruar me Partizanin një kontratë për dy vite e gjysmë është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Dritan Mehmeti”. 

ME TE LEXUARAT