Zyrtare, i preferuari i Contes transferohet te Tottenham, vjen nga Serie A

Sport

Zyrtare, i preferuari i Contes transferohet te Tottenham, vjen nga Serie A

Destiny Udogie është lojtar i Tottenham. Mbrojtësi 19 vjeccar ka firmosur me Spurs deri në vitin 2027.

Udogie vjen nga Udinese, sakaq më parë ka luajtur edhe për Veronën. Italiani ra në sytë e Antonio Contes që në vitin e kaluar, ku në Udine ishte një titullar i padiskutueshëm.

“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e përhershëm të Destiny Udogie nga Udinese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbrojtësi ka rënë dakord për një marrëveshje që do të zgjasë deri në vitin 2027 dhe do të kthehet në skuadrën e Serisë A në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit 2022/23” – Shkruan klubi me seli në Londër.

Tottenham, pas disa afrimesh të rëndësishme, lëviz sërish në merkato./BW

ME TE LEXUARAT