“Zbutet” FSHF, Tirana e Vllaznia ia hedhin paq, dënim vetëm me gjobë

Sport

“Zbutet” FSHF, Tirana e Vllaznia ia hedhin paq, dënim

Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia u kthye u shndërrua në një shfaqe të shëmtuar. “Air Albania” ngjate me një “arenë lufte”, ku kaosi i krijuar nga tifozët ishte i madh. Stola të thyer, flakadanë, apo fikse zjarri, e gjitha kjo e ndodhur në sytë e vëzhguesve të UEFA-s. Pavarësisht këtij fakti, ndryshe nga se pritej, Komisioni i Disiplinës ka vendosur të dënojë të dy klubet vetëm me gjobë.

“Zbutet” FSHF, Tirana e Vllaznia ia hedhin paq, dënim

2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

3. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Vllaznia, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.BW

ME TE LEXUARAT