Ylli spanjoll grabitet me forcë në mes të rrugës/ I marrin Rolex-in 30 mijë euro, e pëson vëllai i tij
Gazeta “Las Provincias” pretendon se incidenti tronditës ndodhi në Valencia, të premten.
Dani Olmo, 24 vjeç, ishte në qytet për pushimet e tij verore, pasi luajti me kombëtaren e Spanjës në Ligën e Kombeve.
“Playmaker”-i, i cili pozoi me orën e shtrenjtë një ditë më parë në Instagram, dhe vëllai i tij u sulmuan nga dy banditë teksa po dilnin nga berberi rreth orës 21:00.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Olmo u mundua të përballej me dy grabitësit para se t’i rrëmbehej “Rolex”-i që mbante në dorë, me vlerë 30 mijë euro.
Ky xhevahir iu mor me dhunë në mes të rrugës.
Por ngjarja e frikshme nuk mbaroi me kaq.
Vëllai i Olmos i ndoqi hajdutët, ndërsa ata po iknin me një makinë. Vëllai e ka kapur makinën nga dera e pasme, ndërsa po largohej me shpejtësi.
Por ai nuk mundi të mbahej aty dhe u përplas në rrugë.