Xhudistët vazhdojnë me suksese, Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë

Sport

Xhudistët vazhdojnë me suksese, Akil Gjakova fiton medaljen e

Akil Gjakova ka zënë vend në podium në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Xhudisti 26-vjeçar ka fituar të enjten medaljen e bronztë në kategorinë deri 73 kilogramë.

Kampioni evropian nga viti i kaluar, ishte bartës i parë në kategori. Por në fund u rendit i treti. Si bartës i parë, Akili në xhiron e parë ishte i lirë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në çerekfinale e mposhti grekun Michail Tsoutlasvili. Ndaj tij fitoi me Ippon, përkatësisht me hedhje të bukur. Në gjysmëfinale, Akil Gjakova u përball me xhudistin vendas, algjerianin Messaoud Redouane Dris.

Lufta ishte e fortë dhe shkoi në kohën shtesë, ndërsa algjeriani kishte përkrahje të madhe të shikuesve.

Në kohën shtesë, Gjakova pati telashe për të kontrolluar luftën dhe Dris realizoi aksion për fitore. Për vend të tretë, Akil Gjakova e mposhti italianin Manuel Lombardo.

Ndaj tij fitoi me shumë mund. Sërish Akili kishte telashe për të shfaqur më të mirën, por megjithatë realizoi aksion për fitore.

Për Akilin është medalja e parë që nga Evropiani i vitit të kaluar. Në Evropian ishte kampion.

Ndërsa në Lojërat Olimpike u rendit i shtati, duke shfaqur formë të lartë.

Të enjten ka garuar edhe xhudisti, Arbër Kullashi. Ai u ndal në luftën e parë nga algjeriani Aghiles-Imad Benazoug.

Ndërkohë të premten në tatami dalin Loriana Kuka dhe Shpati Zekaj.

Xhudistët tashmë kanë katër medalje, sa i kishin edhe në “Tarragona 2018”. Por kjo shifër mund të kalohet të premten.

ME TE LEXUARAT