Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë për femra

Sport

Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë për femra

Vllaznia në futboll për femra vazhdon të mos njohë rivalë në kampionatin shqiptar.

Pasditen e së mërkurës ajo është kurorëzuar me titullin kampion të rradhës. I 9-ti në historinë e këtij ekipi, në 9 vite eksitencë të tij.

Ndeshja e fundit e kampionatit, ajo ndaj Skënderbeut është zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” dhe ekipi shkodran ka fituar me rezultatin 6-0 falë tre golave të Doçit, Borcit, Franjes dhe Lufos.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Pas përfundimit të ndeshjes është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të medajeve për të gjithë pjestarët e Vllaznisë dhe kuptohet që momenti më emocionues ka qenë kur përfaqësuesja e Federatës Anila Basha,  ka dorëzuar kapitenes Esmeralda Franja kupën dhe më pas ka shpërthyer festa.

Ekipi I Vllaznisë ndërkohë nuk do të ketë shumë kohë për të festuar sepse do të nisë menjëherë përgatitjet për finale e Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës që do të luhet ditën e hënë dhe padyshim që objektivi është për ta sjellë edhe trofeun e 9-të rradhazi të Kupës në Shkodër. 

 

ME TE LEXUARAT