VIDEO/ Panik në Formula 1. Makina përfshihet nga flakët, piloti shpëton mrekullisht

Sport

VIDEO/ Panik në Formula 1. Makina përfshihet nga flakët, piloti

Momente paniku vijnë nga F1 ku fatmirësisht nuk ka pasur dëme të rënda vec atyre materiale.

Mjeti "Alpha Tauri" mori flakë papritur teksa piloti francez Pierre Gasly ishte në bokse.

Gjithçka ishte nën kontroll me mekanikët që po shoqëronin makinën së bashku me pilotin në brendësinë e bokseve teksa po zhvillohej sesioni i dytë i provave të lira në Singapor, por papritur pjesa e pasme e "Alpha Taurit" u përfshi nga flakët.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Për fat të mirë Gasly mundi të largohej nga makina në limite pa pësuar dëme, si dhe mekanikët u treguan të shpejtë dhe e fikën menjëherë zjarrin.

Gjithashtu në ndihmë erdhën edhe mekanikën e Aston Martin të gjendur aty pranë.

 

ME TE LEXUARAT