Video/ Messi i rikthehet në stërvitje me PSG, gati për ndeshjen e radhës
Lionel Messi është rikthyer të stërvitet me skuadrën e PSG, pas rikuperimit të Copvi-19.
Një lajm pozitiv kjo për skuadrën e Mauricio Pochettino, teksa shikon që ylli i skuadrës iu është bashkuar pjesës tjetër të grupit të lojtarëve në stërvitje e ditës së djeshme.
Lajmin e ka konfirmuar PSG nëpërmjet një postimi në Twitter, ku tregohet “Pleshti” duke u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, teksa kanë shkruar “Ai u kthye”.
He's back❗️
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) January 19, 2022
???????????? ???????????????????? returned to training yesterday
????❤️????pic.twitter.com/0kZmxYEFbM
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
PSG do të përballet me Reims më 23 janar dhe Lionel Messi do të jetë i gatshëm për teknikun e parisienëve.