VIDEO/ Gol e asist, Nedim Bajrami yll në triumfin e Empolit ndaj Udineses

Sport

 

Empoli po kalon një moment të mirë në kampionat, teksa ka marrë 7 pikë në tre ndeshjet e fundit. Sot ka mposhtur me përmbysje 3-1 Udinesen dhe protagonist ishte mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.

Deulofeu kaloi në epërsi Udinesen në pjesën e parë, që e mbylli edhe në epërsi. Empoli nuk u dorëzua dhe pesë minuta nga nisja e pjesës së dytë riktheu baraspeshën me Stojanovic.

Nëntë minuta më vonë Nedim Bajrami ishte ai që e çoi peshë stadiumin, duke shënuar golin e avantazhit. Me 2-1 llogaritë mbeteshin të hapura dhe goli i tretë u realizua në minutën e 78-të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Autor ishte Pinamonti, pas një pasimi të marrë nga Bajrami. Një ditë më parë shënoi edhe Rey Manaj në Serie A, në ndeshjen që Spezia e barazoi në shtëpi me Sassuolon me rezultatin 2-2.

ME TE LEXUARAT