VIDEO/ Gerrard i kundërpërgjigjet tifozave të Everton-it pas fërshkëllimave

Sport

VIDEO/ Gerrard i kundërpërgjigjet tifozave të Everton-it pas

Skuadra e Aston Villas ka shënuar fitore të rëndësishme si mike me rezultat minimal 1-0 kundër Everton-it, fitore kjo e cila la tej mase të gëzuar trajnerin Steven Gerrard.

Aston Villa e mposhti Evertonin me rezultat 1-0, ku golin e vetëm në ndeshje dhe të fitores për skuadrën e Gerrard e shënoi Emiliano Buendia në minutën e 45’+3 shtesë.

Kësaj fitoreje i është gëzuar trajneri Steven Gerrard, i cili nuk fshehu ndjenjat e tij drejt tifozëve të Everton.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Gerrard vërehet teksa nxjerr gjuhën e tij drejt tifozëve të Evertonit, ku më pas edhe nuk heziton që t’i fyej ata.

Kjo ndodhi pasi tifozët e Everton-it po e fërshkëllenin.

ME TE LEXUARAT