VIDEO/ E pabesueshme, Shqipëria pëson gol në minutën e fundit. Barazon Islanda
Shqipëria e pafat. Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka mbyllur në vendin e tretë në grup këtë edicion të Ligës së Kombeve, ku pritshmëria ishte të fitonte grupin dhe ngjitej në Ligën A.
Një pengim i Uzunit nga ana e Gunnarsson ka sjellë karton të kuq për miqtë në minutën e 10.
Lenjani realizoi me kokë në minutën e 35′ pas një krosi të Uzunit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gjithçka si meritë e një barazimi dramatik përballë Islandës të cilën e dominuam plotësisht deri në minutën e 96-të, kur ajo shënoi golin e barazimit.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Veseli, Gjasula, Lenjani, Ramadani, Abrashi, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi.
ISLANDA: Runarson, Gunarson, Magnuson, Olfson, Palson, Helgason, Bjarnason, Johaneson, A. Sigurdson, Finbogason, Torsteinson.