VIDEO/ E ëma e fëmijës autik të sulmuar nga Cristiano Ronaldo kërkon dënim shembullor për CR7

Sport

VIDEO/ E ëma e fëmijës autik të sulmuar nga Cristiano

“Daily Mirror” rikthen edhe një herë në vëmendje historinë e tifozit autik të Everton, të cilit Cristiano Ronaldo i theu telefonin në momentin që po dilte nga fusha e lojës.

Në një intervistë dhënë për tabloidin britanik, mamaja e të riut, Sarah Kelly, flet me një gjuhë të ashpër ndaj luzitanit, duke kërkuar një dënim shembullor për sulmuesin duke parë pasojat psikologjike që gjesti i Ronaldos ka shkaktuar te Jacob gjatë muajve të fundit.

“Shpresoj që të marrë dënimin e duhur sepse nuk mund të vazhdojë t’ia hedhë paq në lidhje me këtë gjë. Sjellja e tij është e papranueshme”, thekson 37-vjeçarja.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Muajin e shkuar, Ronaldo u gjobit për sjellje e tij por mamaja e fëmijës e cilëson këtë dënim si një “pëllëmbë të lehtë në dorë” për portugezin:

“Njerëzit më përndjekin duke thënë se nuk duhet t’i rikthehem historisë që e konsiderojnë të vjetër tashmë.

Kjo çështje duhej të kishte marrë zgjidhje 6 muaj më parë.

Nuk kam marrë ende një telefonatë prej tij dhe më shqetëson fakti që mund të sulmojë një fëmijë dhe të vazhdojë të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Si mund të flejë i qetë natën duke e ditur se çfarë shqetësimesh i ka sjellë një tifozi të vogël?”.

ME TE LEXUARAT