VIDEO/ Bajrami bëri për “ujë të ftohtë” Milanin, shikoni supergolin e mesfushorit shqiptar

Sport

VIDEO/ Bajrami bëri për “ujë të ftohtë”

Empoli u përball me Milan në sfidën e javës së 8-të të Serie A, një takim që u mbyll me fitoren e kuqezinjve me shifrat 3-1.

Në këtë duel protagonist ishte edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, i cili edhe pse hyri si zëvendësues në fushën e lojës 59-të arriti që të gjente rrugën e rrjetës për toskanët në minutën e 90+2.

Mesfushori i Shqipërisë ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi nga një distancë e konsiderueshme duke barazuar përkohësisht rezultatin e ndeshjes.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Nga Eurosport, paraqitja e 23-vjeçarit është vlerësuar me notën 7, një nga më të lartat e skuadrës së drejtuar nga trajneri Paolo Zanetti.

ME TE LEXUARAT