Verë "e nxehtë” për Brojën, një tjetër klub anglez kërkon shqiptarin

Sport

Verë "e nxehtë” për Brojën, një tjetër

Përveç Arsenalit, Totenhemit, Njukasëllit dhe Evertonit, garës për Armando Brojën i është bashkuar edhe Uest Hemi. “The Hammers” e kanë deklaruar publikisht interesin e tyre për sulmuesin e Çelsit.

Megjithatë, në garën për shqiptarin Uest Hemi nuk duhet të “kalojë” vetëm klubet e Premier League, por edhe Napolin e Interin në Serinë A.

“The Hammers” duan që të përforcojnë sulmin duke qenë se para kanë nisjen e Conference League dhe ndër emrat që janë duke ndjekur me më shumë vëmendje është Broja.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

20-vjeçari shqiptar ka shënuar 9 gola në 30 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Sauthamptonin këtë sezon, ku ndodhej në formë huazimi.

Ndërsa me Çelsin ka bërë vetëm një paraqitje, por duhet theksuar se Broja ka kontratë deri në 2026-ën me “blutë” dhe do të shihet në vijim nëse klubi londinez do e shesë shqiptarin, pasi pak javë më parë trajneri Tomas Tuhel shprehu pëlqim për lojën e Brojës.

ME TE LEXUARAT