Vendimi i FIA-s, hetim për garën e Abu Dhabi, shpreson Lewis Hamilton

Sport

Vendimi i FIA-s, hetim për garën e Abu Dhabi, shpreson Lewis Hamilton

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka hapur hetime për xhiron e fundit në Çmimin e Madh të Abu Dhabit, garë që prodhoi polemika të forta, me Max Verstappen që i rrëmbeu titullin kampion Lewis Hamilton.

Interpretimi i rregullores për makinën e sigurisë bëri që gara të mbyllej me akuza dhe deklarata të forta, teksa skuadra Mercedes kontestoi hapur sjelljen e drejtorit të garës Majkëll Masi.

Vendimi përfundimtar pritet që të dalë më datë 18 mars. Ndërkohë, më 19 janar do të ketë një mbledhje ku do të diskutohet me detaje kur duhet të ndërhyjë makina e sigurisë.

ME TE LEXUARAT