Vdekja e Maradonës, 8 mjekë akuzohen për vrasje, rrezikojnë dhe burgun

Sport

Vdekja e Maradonës, 8 mjekë akuzohen për vrasje, rrezikojnë

Diego Armando Maradona u shua në moshën 60-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak. 25 nëntori i 2020 do të mbahet mend gjatë, pasi bota e futbollit humbi një nga legjendat e saj.

Argjentinasi sapo kishte kaluar një operacion të vështire dhe ndodhej në shtëpinë e tij, dhe pikërisht për këtë arsye mjekët që u kujdesën për Maradonën përfunduar nën shënjestër, pasi nga një operacion i tillë duhej të ishte nën kujdesin e mjekve në spital.

8 mjekë tashmë janë akuzuar për vrasje dhe tashmë ata rrezikojnë dhe burgun.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

I pari në listë është neokirurgu, Leopoldo Luque, psikiatria Agustina, psikologu Carlos Dias, doktori që u kujdes për Maradonën në kushtet e shtëpisë Nancy Forlini, koordinatori i inferimierëve, Marriano Perroni, infermieri Ricardo Almiron, infermieria Dahiana dhe Pedro di Spagna.

Sipas gjykatës, emrat e sipërpërmendur nuk kanë marrë masat e duhura parandaluese për përkeqësimin e shëndetit të Maradonës duke “kontribuar” në këtë formë në vdekjen e tij.

Të tetë personat nuk janë të ndaluar për momentin, por rrezikojnë nga tetë deri në 25 vite burg teksa për momentin ende nuk është përcaktuar data e gjyqit. 

ME TE LEXUARAT