Vdekja e Diego Armando Maradonës, tetë persona nën akuzë

Sport

Vdekja e Diego Armando Maradonës, tetë persona nën akuzë

Diego Armando Maradona u nda nga jeta afro 1 vit e gjysmë më parë. Legjenda argjentinase u gjet pa jetë në banesën e tij. Kur ka kaluar shumë kohë prej nëntorit të vitit 2020, prokuroria ka nisur hetimet për tetë persona të cilët do të gjykohen për vrasje të qëllimshme.

Vdekja e 60-vjeçarit ka ardhur si pasojë e “mosveprimeve” të atyre që po e mjekonin, të cilët e kishin braktisur “në fatin e tij” gjatë qëndrimit në shtëpi.  

Kjo është teza e prokurorëve të ngarkuar me hetimin e vdekjes së Pibe de Oro, tezë e pranuar të mërkurën nga gjyqtari i garancisë në Tigre, Orlando Diaz, i cili ka vendosur të padisë tetë persona, raporton Ansa.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Tetë punonjës shëndetësorë do të gjykohen për vrasje të qëllimshme me rrethana rënduese, në përfundim të hetimeve për vdekjen e Diego Maradonës, e cila ndodhi si pasojë e një ataku kardiak.

Një gjykatës në San Isidro urdhëroi ngritjen e aktakuzës për të tetë personat, përfshirë neurokirurgun Leopoldo Luque, psikiatren Agustina Cosachov dhe psikologun Carlos Diaz, plus disa infermierë.

ME TE LEXUARAT