Sulmuesi i kombëtares bën hapin e rëndësishëm, firmos me ekipin e Championship

Sport

Sulmuesi i kombëtares bën hapin e rëndësishëm, firmos

Anis Mehmeti po fillon të ngjisë shkallët e karrierës së tij. Mesfushori që po shkëlqen me Uikomben në Angli është duke u transferuar në Championship (kategoria e dytë angleze, pas Premier Ligës).

Mehmeti do të kryejë ditën e sotme vizitat mjekësore te klubi i Bristol Sitit, pas një akordi që është gjetur me lojtarin dhe klubin e shqiptarit që garon në kategorinë e tretë angleze.

Pas vizitave, 22-vjeçari do të kompletojë edhe kalimin te Bristol në ditën e fundit të merkatos.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se nga ky transferim, Uikombe do të përfitojë 1 milionë paund, aq sa ishte klauzola për mesfushorin me tipare sulmuese që pjesën e mbetur do e shohim një kampionat më lart, në një ligë ku luan edhe shqiptari tjetër Rei Manaj, pjesë e Uotfordit.

ME TE LEXUARAT