Tentoi golin si CR7 ndaj Barcelonës, Myrto Uzuni dhuron spektakël në Spanjë
Lajmifundit
/
11 Shkurt 2024, 21:46
Sport
Barcelona dhe Granada përballen në "Lluis Campanys" të Katalonjës për javën e 24-t në La Liga.
Nga minuta e parë në majën e sulmit luan edhe Myrto Uzuni.
Sulmuesi i Kombëtares tentoi të shënonte një gol me roveshatë, si Ronaldo, por për fat të keq nuk mundi të godiste topin.
Megjithatë Uzuni e bëri përpjejken e tij, duke dashur të shënonte me akrobaci në stilin e Cristiano Ronaldos, idhullit të tij në lojën me top.