Të dy nga Dagestani, mundësi që çoi Shqipërinë në majën e botës flet për Khabib

Sport

Të dy nga Dagestani, mundësi që çoi Shqipërinë

Zelimkhan Abakarov, sportisti që ngriti flamurin shqiptar në Beograd ka dhënë një intervistë ekskluzive për A2 CNN, ku tregoi emocionet e garës dhe objektivat e së ardhmes.

Ndër të tjera, ai u pyet edhe për kampionin e UFC-së Khabib, një emër i madh në sportin e arteve marciale.

“Ai ka qenë me të vërtetë një sportist i madh. Por, mbi të gjitha ka qenë një njeri shumë i madh.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Mund të merrej si shembull jo vetëm për sportin, por edhe për jetën. Shumë i disiplinuar, shumë kërkues.

Vetëm kështu mund të arrish të kesh sukses.

Nuk e njoh personalisht Khabib. Patjetër që njihemi përmes miqve tanë. Ai praktikonte një lloj tjetër sporti dhe për sa i përket mundjes, ka arritur gjithçka.

Është më i fort dhe më i madh, patjetër që do të më kishte mundur”, tha Abakarov.

 

ME TE LEXUARAT