Tatuazhi i Dakut çmend serbët, ja çfarë i kërkojnë UEFA-s

Sport

Tatuazhi i Dakut çmend serbët, ja çfarë i

Mirlind Daku vulosi fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë në minutën e 62-të kur shënoi golin e dytë.  Ai menjëherë hoqi fanellën për të festuar teksa vëmendjen e mori tatuazhi i tij në shpatull.

 

Futbollisti i njohur ka gdhendur në trup fjalën “Katana 138”, nofka e komandantit legjendar të UÇK-së Agim Ramadani si dhe piramidën e rrëzuar të kufirit shqiptaro-shqiptar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Ndërkohë serbët janë çmendur pas festimit të sulmuesit dhe që mbi të gjitha ka një tatuazh të tillë. Ata e kanë cilësuar sikur tatuazhi i është kushtuar një terroristi dhe se UEFA duhet të reagojë për këtë skandal.

ME TE LEXUARAT