Spanja rrezikon eleminimin, "ngec" në barazim ndaj Polonisë

Sport

Spanja rrezikon eleminimin, "ngec" në barazim ndaj Polonisë

Spanja dhe Polonia perfunduan ndeshjen barazim dhe mbeten ne zonen e rrezikut per eliminimin në grupe. Spanja nuk arriti të fitojë, edhe pse dy ndeshjet i ka luajtur në shtëpi.

Morata zhbllokoi ndeshjen në minutën e 25-të. Gerard Moreno ka goditur drejt portës dhe sulmuesi i Juventus e ka dërguar topin në rrjetë dy hapa larg portës. Goli është anuluar fillimisht nga anësori.

Më pas është konfirmuar nga VAR, me të drejtë. Në fundin e pjesës së parë, Lewandowski ka humbur mundësinë më të pastër, pas shtyllës që goditi shoku i ekipit.

Në fillim të pjesës së dytë barazohet ndeshja. Leëandoëski ka shënuar me kokë për polakët.

Ylli i Bayern ka fituar duelin ajror me Laporte dhe ka shënuar me kokë. Mbrojtësi i Spanjës ka protestuar për një faull, por VAR e ka konfirmuar golin.

Tri minuta më vonë, Spanja ka fituar një penallti. Te pika e bardhë është paraqitur Moreno, goditja e të cilit ka përfunduar në shtyllë. Topi ka shkuar te këmbët e Morata-s, i cili e ka dërguar jashtë me portën bosh.

Spanja kishte edhe 3-4 raste të pastra për shënim më pas, por Morata nuk është në ditën më të mirë, pa harruar edhe meritën e portierit polak. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, të dyja skuadrat rrezikojnë eliminimin.

ME TE LEXUARAT