Spanja befasohet nga Zvicra, Portugalia "fundos" Republikën Çeke
Spanja është befasuar nga Zvicra, ku është mposhtur me rezultatin 1-2 në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Ndërsa Portugalia ka fituar thellë ndaj Republikës Çeke,me rezultatin 0-4.
Akanji dhe Embolo kanë gjetur golat për zviceranët, derisa Jordi Alba ka shënuar për spanjollët.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në Pragë golat për portugezët u realizuan nga Diogo Dalot, i cili shënoi dy herë dhe nga Bruno Fernandes, si dhe Diogo Jota.
Në ligat e tjera Ukraina ka fituar ndaj Armenisë 5-0, Skocia nga Irlanda 2-0, Sllovenia nga Norvegjia 2-1, Serbia nga Suedia 4-1 dhe Qipro nga Greqia 1-0.