Spanja fiton me Anglinë, "La Roja" shpallet kampione e Europës
Perfundon ndeshja, Spanja eshte kampione e Europes ne 2024, nderkohe qe Anglia humb ndeshjen 2-1.
Spanja gjen golin ne minuten e 86 duke kaluar ne avantazh.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Goli u shenua nga M. Oyarzabal pas nje depertimi te shpejte te Spanjes para portes se Anglise.
Barazohet gjithcka ne finalen e Euro 2024.
Ka qene Palmer, i sapo futur ne loje, qe ka barazuar gjithcka.
Pas nje dalje te bukur te Anglise perpara, ai shenoi nga distanca ne minuten e 73 duke barazuar gjithcka ne 1-1.
Spanja kalon ne avantazh, 1-0.
Vetem pak caste pas nisjes se pjeses se dyte, ka shenuar Williams, pas nje asisti perfekt para portes nga Yamal.
Konkretisht ne minuten e 47 Spanja ka kaluar ne avantazh.
Pjesa e pare e ndeshjes finale te Euro 2024, Spanje-Angli eshte mbyllur 0-0.
Dy skuadrat shkuan ne pushimin e ndeshjes pa arritur te shenojne pavaresisht qarkullimit te topit nga spanjollet dhe tentativave te vazhdueshme te anglezeve.
Spanja e Anglia përballen në finalen e madhe të Euro 2024, në orën 21:00 në "Olimpiastadion" të Berlinit.
Përballja mes tyre do jetë e 28-ta në histori, me peshoren e statistikave që anon nga ana e Anglisë edhe pse Spanja momentalisht shikohet si favorite.
13 ndeshje kanë fituar "Tre Luanët", kundrejt 10-të të Spanjës. Ndërkohë katër ndeshje mes tyre janë mbyllur në barazim. Në pesë ndeshjet e fundit, dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe një barazim.
Anglia dhe Spanja kanë një histori të gjatë përballjesh, me shumë ndeshje të rëndësishme në kompeticione ndërkombëtare.
Ndeshja e madhe e fundit midis këtyre dy ekipeve ishte në UEFA Nations League, ku Anglia fitoi 3-2 në vitin 2018.
Për trajnerin e Spanjes, De La Fuente, sot ishte më e lehtë të bënte formacionin titullar, pasi u kthyen nga pezullimi Karvahal dhe Le Normand, me të dy që do të luajnë nga minuta e parë.
Te Anglia bie në sy aktivizimi i Luk Shou nga minuta e parë në vend të Tripier.
Ky i fundit kishte luajtur titullar të 6 ndeshjet e mëparshme te “tre luanët’, por Sauthgejt ka vendosur t’i besojë lojtarit i cili ka vuajtur disa dëmtime radhazi e për këtë arsye ka qenë jashtë rreshtimit duke luajtur vetëm dy takime si zëvendësues.
SPANJA:
Unai Simon, Karvahal, Le Norman, Laport, Kukureja, Rodrigo, Fabian Ruiz, Dani Olmo, Jamal, Uilliams, Morata.
Trajner: Luis De La Fuente
ANGLIA:
Pikford, Uoker, Stouns, Guehi, Shou, Maino, Rajs, Saka, Foden, Bellingam, Kejn.
Trajner: Garet Sauthgejt