Është lidhur me Shakirën? Casillas nuk “fshihet” më, reagon në Instagram

Sport

Është lidhur me Shakirën? Casillas nuk “fshihet”

Ish-portieri i Real të Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas, ka hedhur poshtë aludimet se ai është në një lidhje me Shakirën, ish-bashkëshorten e shokut të skuadrës te “La Roja”, Gerard Pique.

Casillas së fundmi ka finalizuar divorcin nga gazetarja sportive spanjolle, Sara Carbonero, por ndërkohë nuk kanë munguar thashethemet se tani po dilte me “yllin” e popit, pas ndarjes së saj nga mbrojtësi i Barcelonës, Pique.

41-vjeçari ndjek Shakirën në Instagram, veprim që kishte nxitur spekulime mbi natyrën e marrëdhënies së tyre, por Casillas ka shfrytëzuar platformën e rrjeteve sociale për të hedhur poshtë thashethemet se ai tani është në lidhje me fituesen e çmimit “Grammy”.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në një seri imazhesh nëpër historitë e tij në Instagram, ish-portieri postoi artikuj që aludonin mbi lidhjen së tij të re dhe në fund postoi një emoji që tregonte se ai nuk e di se nga i shpikën këto histori.

Shakira dhe Pique konfirmuan ndarjen e tyre në qershor, pas 12 vitesh së bashku. Ata u takuan në vitin 2012 kur mbrojtësi spanjoll u shfaq në videon e Waka Waka (This Time For Africa) dhe kanë së bashku dy fëmijë, Milanin, 9 vjeç, dhe Sashën, 7 vjeç.

ME TE LEXUARAT