Shqipërisë i mohohet pjesëmarrja në Botërorin e peshëngritjes

Sport

Shqipërisë i mohohet pjesëmarrja në Botërorin e

Ambasada e Meksikës u ka refuzuar vizat shtangistit Ertjan Kofsha dhe trajnerit të tij Leonard Toska.

Ambasada eshtë justifikuar me motivacionin se rroga e trajnerit nuk i përmbush shpenzimet për këtë aktivitet, në një kohë kur gjithçka është e paguar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

Kështu Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Kamptionatin Botëror U-17 të peshëngritjes në Meksikë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Të lodhur dhe shumë të zhgënjyer për këtë situatë Kofsha dhe Toska janë kthyer në Shtërmen.

Ndërkohë, Shqipëria humbet medalje në një event ku Kofsha konsiderohej si favoriti më i madh për t’u shpallur kampion bote.

ME TE LEXUARAT