Shqipëria U-19 triumfon 6-0 në miqësoren ndaj Lihtenshtejnit

Sport

Shqipëria U-19 triumfon 6-0 në miqësoren ndaj Lihtenshtejnit

Kombëtarja U19 ka triumfuar edhe në miqësoren e dytë ndaj Lihtenshtejnin, duke regjistruar një fitore të thellë 6-0.

Përveç rezultatit që flet shumë, një paraqitje mjaft e mirë kjo e skuadrës së drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj.

Me kuqezinjtë që shpalosën futboll të bukur dhe raste të shumta për shënim përgjatë 90 minutave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në krahasim me miqësoren e parë të luajtur dy ditë më parë, tekniku bëri ndryshime mes titullarëve duke hedhur në fushë këtë formacion. Amarildo Dervishaj, Muhadin Sulejmani, Fabjan Përndreca, Renato Halili, Glenis Belloj, Ergis Arifi, Frederik Tosku, Dejvi Duro, Tedi Malaj dhe Ron Hasani.

Shqipëria e nisi mirë lojën, duke iu afruar vazhdimisht portës së Lihtenshtejnit. Do të vinte minuta e 27′ kur do të zhbllokohej rezultati me Glenis Bellojn, i cili nuhati gjithçka dhe u gjend në momentin e duhur në qendër të zonës.

Duke shtyrë në rrjetë një top që erdhi pas një krosimi nga e djathta.

Dyfishimi erdhi në minutën e 39′ me Ergi Bastarin, i futur në lojë si zëvendësues në pjesën e parë, i cili finalizoi bukur me një gjuajtje diagonale me të djathtën.

Pas një kundërsulmi të shpejtë të kuqezinjve. Pjesa e parë u me epërsinë 2-0 për Shqipërinë, teksa trajneri Ahmataj rifreskoi forcat në pjesën e dytë duke bërë disa zëvendësime.

Kuqezinjtë e nisin menjëherë fort edhe fraksionin e dytë me Frederik Toskun, i cili realizoi golin e 3-0 në minutën e 47′.

Në një kohë që zëvendësuesit u shfaqen protagonistë. 

Ariel Krajka gjeti rrugën e rrjetës për të fiksuar “pokerin” kuqezi. Në 66′ ishte James Noreci që goditi saktë me një kthesë me të majtën, duke çuar shifrat në 5-0.

Goli më bukur i sfidës ishte padyshim ai i realizuar nga Dejvi Duro në 69′, me mesfushorin që shënoi nga një goditje dënimi. Me portierin mik që nuk mund të bënte asgjë për të bllokuar sferën.

U mbyll kështu me fitoren 6-0 të Shqipërisë U19 testi i dytë me Lihtenshtejnin.

Teksa miqësorja e parë e luajtur më 9 gusht përfundoi me fitoren e 4-0. Sukses që erdhi falë golave të Tedi Malajt (2x), Denis Prendit dhe Ron Hasanit.

 

ME TE LEXUARAT