Shqipëria ka një kampione bote në ski, Laura Kolturi bën historinë me flamurin kuqezi
Lajmifundit
/
20 Janar 2023, 18:31
Sport
Skiatorja italiane Laura Kolturi që përfaqëson Shqipërinë u shpall kampione bote për të reja në sportin e skive.
Ajo zuri vendin e parë në kompeticionin që u zhvillua në Sant’Anton të Austrisë.
Në vendin e dytë u rendit zviceriania Grabs, në të tretin gjermania Ema Aicher, në të katërtin Jancovar dhe në vendin e pestë italiania Kapelini.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Pa dyshim, ky është një sukses i madh për Laurën por edhe për sportin shqiptar pasi ka një kampione të Botës, në një sport relativisht pak të praktikuar në vendin tonë.