Shqipëria FITORE historike në "Air Albania", kuqezinjtë mposhtin Poloninë dhe marrin kreun e grupit E
Shqipëria merr një fitore historike përballë Polonisë në ‘Air Albania’ duke i mpshtur rivalët me rezultatin e pastër 2-0.
Në stadiumin e mbushur plot e përplot me tifozët kuqezi shpërtheu në një festë të çmendur pas fërshëllimës finale të gjyqtarit spanjoll, Jose Maria Sanchez.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Dy gola, nga një për secilën pjesë, i dhanë 3 pikët e arta që Shqipëria kërkonte duke marrë kështu vendin e parë në grup me 10 pikë, 2 më shumë se Çekia e cila ka një ndeshje më pak.
Kryevepra e Jasir Asanit çoi peshë gjithë stadiumin me një gol që do të mbahet mend gjatë, aq i bukur për nga rëndësia, aq edhe i bukur për nga realizimi.
Në pjesën e dytë, Mirlind Daku do të dyfishonte rezultatin me topin e parë që preku të cilin e ktheu në gol.
Sulmuesi nuk i mbajti dot lotët për këtë moment historik për të. Sylvinho dhe djemtë e tij bëjnë një tjetër hap gjigant drejt kualifikimit për në finalet e Euro 2024.