Shqetësim tek Barca, Koeman ndërpret konferencën, i del gjak nga hunda

Sport

Shqetësim tek Barca, Koeman ndërpret konferencën, i del gjak nga

Sikur mos të mjaftoi rezultatet zhgënjyese, tani Barcelonën po e shqetëson edhe gjendja shëndetësore e trajnerit të tij, Ronald Koeman.

Gjendja shëndetësore e holandezit duket sikur nuk është më e mira e mundshme, dhe ketë e tregoi edhe në konferencën për shtyp të sotme, që u ndërpre për shkak të një derdhje gjaku të papritur nga hunda e 57-vjeçarit.  

Shqetësimi vjen nga fakti që nuk është një episod, edhe pse i pakëndshëm. Një ngjarje e tillë në konferencë për shtyp i kishte ndodhur atij edhe në 30 janar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Koeman ka pësuar një ndërhyrje në zemër, dhe mendohet që ilaçet që po merr në fazën e rehabilitimit i shkaktojnë edhe momente të tilla të sikletshme.

ME TE LEXUARAT