Shorti i fazës çerekfinale vë përballë skuadrat “shkatërrimtare” të sezonit

Sport

Shorti i fazës çerekfinale vë përballë skuadrat

Sot u hodh shorti  për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Nga ambientet e stadiumit “Air Albania”, u njoftua se do kemi një përballje të fortë mes Laçi-Partizani dhe Teuta-Kukësi.

Më fat ka qenë Vllaznia, që do luaj kundër Korabit, që është në kategorinë e parë, parë ku kryesuesit e Superligës janë dukshëm favoritët për të arritur gjysmëfinalen.  

Dueli tjetër i kësaj faze është Dinamo-Skënderbeu. Çerekfinalet e Kupës do jenë me një ndeshje dhe do të zhvillohen më 17 mars. Goglat kanë qënë të pamëshirshme me ekipet e kreut pasi kanë përcaktuar dy duele shumë të forta. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Partizani ka “peshkuar” një rival shumë të fortë si Laçi një duel që premton emocione ndërsa spikat edhe Teuta-Kukësi me ndeshjen që do luhet në durrës.

ME TE LEXUARAT