Shoferi i bën gjëmën Ronaldos, i shkatërron ''xhevahirin'' 2 milionë eurosh

Sport

Shoferi i bën gjëmën Ronaldos, i shkatërron

Lajm i keq për Cristiano Ronaldon, i cili aktualisht po pushon me familjen e tij në Mallorca.

Një nga makinat e tij, "Bugatti Veyron", u përfshi në një aksident rrugor pranë Mallorca dhe u dëmtua rëndë.

Siç raporton tabloidi "Ultima Hora", makina është përplasur në portën e hyrjes së një klubi për arsye ende të panjohura.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

"Bugatti Veyron", 1200 kuaj fuqi, e aftë të shkojë nga 0 në 100 km në vetëm 2.8 sekonda dhe me një shpejtësi maksimale prej 410 km/h, pësoi dëmtime të rënda në pjesën e përparme.

Dëmtime serioze janë shkaktuar edhe në një depozitë butani që ndodhej në afërsi të ndërtesës, me të cilën u përplas automjeti luksoz. Mister mbetet kush ishte në timon në momentin e aksidentit.

Në fakt, Cristiano Ronaldo nuk ishte duke vozitur, por një nga punonjësit e tij, që mbetet ende i panjohur. Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit me vlerë pak më shumë se 2 milionë euro.

Ky "Bugatti Veyron" u ble nga kampioni portugez në vitin 2016, pas fitores së Kampionatit Europian.

Askush nuk u lëndua nga aksidenti, fatmirësisht, ndërsa oficerët e policisë janë duke rindërtuar ngjarjen dhe hulumtuar shkaqet e asaj që ndodhi.

ME TE LEXUARAT