Sherri me Lulakun, Zlatan Ibrahimovic bën paqe: Nuk kam asgjë personale

Sport

Sherri me Lulakun, Zlatan Ibrahimovic bën paqe: Nuk kam asgjë

Zlatan Ibrahimovic ka reaguar pas sherrit në derbi me Romelu Lukaku. Pas polemikave që ky sherr shkaktoi, Ibrahimovic i shtrin “dorën e paqes” Lukaku. Sulmuesi suedez u prezantua si i ftuari special në “Festivalin e Sanremos” duke i bërë edhe një ftesë rivalit të tij interist. “Do të ishte i mirëpritur. Nëse do të vijë, do ta pres/ Me të nuk kam asgjë personale. Ajo që ndodh në fushë mbetet në fushë”, ka thënë Ibrahimovic.

Ndryshe nga sinjali i pajtimit për Lukaku, futbollisti i Milanit nuk ka pranuar të ndalë përplasjen në distanë me yllin e basketbollit amerikan LeBron James, i shigjetuar edhe më parë nga Zlatan se po përdor imazhin e tij për politikë. “Racizmi dhe politika janë dy gjëra të ndryshme. Ne atletët e bashkojmë botën, ndërsa politika e ndan. Nuk ka rëndësi nga vjen. Mesazhi im është që atletët duhet të bëjnë atletin dhe polikanët duhet të bëjnë politikën”, ka vijuar Ibrahimovic.

ME TE LEXUARAT