Sherr mes dy futbollistëve në ndeshjen Oriku-Shkumbini, njëri prej tyre humb ndjenjat
Lajmifundit
/
10 Nëntor 2024, 13:56
Sport
Një përplasje e fortë mes dy futbollistëve ka sjellë momente paniku në ndeshjen e kategorisë së dytë mes Orikut dhe Shkumbinit.
Një lojtar peqinas ka humbur ndjenjat në fushë, ndërsa është dashur ndërhyrja e ambulancës por edhe lojtareve të të dyja skuadrave.
Për disa minuta ka patur panik, derisa lojtari ka reaguar dhe është dërguar drejt spitalit.