Saka preku topin dy herë me dorë para penalltisë së Anglisë! Si iu ndeshja Holandës në zemër të Evropës
Anglia fitoi të mërkurën 1-2 kundër Holandës në gjysmëfinalen e Euro 2024 dhe gjen Spanjën në finalen e madhe.
Ndeshja nisi me gol për holandezët me autor Xavi Simons, ndërsa Anglia përmbysi në minutat 18-të me penalltinë e Kane dhe në fund të lojës me Watkins.
Në rastin e penalltisë së fituar dhe kthyer në gol nga Kane, mediet kanë nxjerrë edhe videot e një skandali të vërtetë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në aksion e sipër, vetëm një sekondë para se Dumfries të ndërhyjë gabimisht te sulmuesi, Saka i Anglisë prek dy herë topin me dorë.
Saka hands pic.twitter.com/7BTzdx7ZmN
— Melvin (@m3elv1n) July 10, 2024
Asnjë sinjalizim nga VAR apo nga chipi në top, duke lënë hije dyshimi se Holanda u vodh në mes të Evropës në "Gjermani 2024".
Nëse më herët chipi sinjalizoi një prekje me dorë në zonë nga danezët në Danimarkë - Gjermani dhe "Panzerat" përfituan, dje VAR veproi me dy standarte duke ngritur hije dyshimi.