Rrëfehet Xhaka: Ju afrova Federatës Shqiptare të Futbollit, por nuk më deshën

Sport

Rrëfehet Xhaka: Ju afrova Federatës Shqiptare të Futbollit, por

Granit Xhaka ka bërë një rrëfim, ku në fokus ka qenë Federata Shqiptare e Futbollit.

Në rrëfimin e tij, ylli Kosovar i kombëtares së Zvicrës ka treguar se ai së bashku me vëllanë, Taulantin, u përpoqën të afroheshin te Kombëtarja kuqezi, por nuk u konsideruan të vlefshëm.

Xhaka ka theksuar se nuk pati kurrë interesim nga federate shqiptare, ndërkohë që trajneri Hicfled, e bindte që të zgjidhte Zvicrën. Këtë deklaratë, Xhaka e ka dhënë për blogerin shqiptar Kozak Braci.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Isha shumë i ri, ndoshta 16 vjeç, kur babai na ka ofruar mua dhe Taulantin në Kombëtaren e Shqipërisë, por nuk ka pasur interesim. I vetmi person që më ka thirrur mua në Kombëtaren e Shqipërisë dhe që nuk ia harroj kurrë, madje kam shumë respekt për të, është Lorik Cana. Më ka marrë në telefon dhe më ka pyetur: Si është situata? Kaq. Ndërsa prej federatës nuk ka pati kurrë asnjë interesim. Ndërsa me Zvicrën është ndryshe, pasi pata interesim konkret. Isha i ri, nuk pata shumë kohë të mendohem, por duhet të më kuptoni se kur të ulet me ty një trajner legjendar si Otmar Hicfeld, atëherë natyrisht që fillon ta mendosh seriozisht.

A do të kisha pasur kaq shumë sukses në karrierë po të kisha zgjedhur Shqipërinë dhe jo Zvicrën? Kësaj nuk mund t’i përgjigjem, sepse e kam të pamundur. Por, ama mund të them se i jam shumë mirënjohës Zvicrës sepse ka hapur dyert për mua dhe për familjen time. Na kanë pritur shumë mirë dhe u jemi mirënjohës përjetë. Ama kjo nuk do të thotë kurrsesi se Graniti është kundër Shqipërisë. Kurrsesi. Unë jam shqiptar dhe gjakun e kam shqiptar”, tha ai. Ndërkohë, ai ka zbuluar kur ka qenë për herë të fundit në Shqipëri. “Isha atje në 2016-ën për herë të fundit. Kam qenë së bashku me vëllain, Taulantin. Atë e pritën shumë mirë dhe e donin shumë, mua më aneksuan disi…(qesh)”, tha Xhaka.

ME TE LEXUARAT