Ronaldo, në Sllovaki me një orë 840,000 euro

Sport

Ronaldo, në Sllovaki me një orë 840,000 euro

Kombëtarja portugeze ka udhëtuar drejt Bratislavës. Shkak u bë ndeshja ndaj Sllovakisë për kualifikueset e Euro 2024. Ka bërë përshtypje Cristiano Ronaldo. Veç faktit që është superylli i vendit iberik, ai kishte diçka për të që binte në sy.

Konkretisht ora e dorës, e cila kushton 900 mijë dollarë. Domethënë 840.000 euro. Një shumë që nuk e diskutojmë për një punëtor të zakonshëm në Sllovaki, por kjo shifrë i kalon kontratat vjetore të futbollistëve të vendit të Europës Qendrore.

Konkretisht në dorën e majtë ai mbante një orë Caviar Tourbillon “Blue Sapphire” prej ari të bardhë 18K dhe një edicion të kufizuar prej 18 copë. Këllëfi është i dekoruar me 232 safirë blu, kurora me 16 safirë blu, ndërsa numri ka një set prej 140 safirësh blu.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT