Roma shkarkon trajnerin Ivan Juric, pritet Mancini
Klubi i Romes ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Ivan Juric. Vendimi erdhi pas humbjes 3-2 ndaj Bologna-s në kampionat, klubi verdhekuq njoftoi largimin e teknikut kroat.
“Dëshirojmë të falënderojmë Ivan Juric për punën e tij të palodhur gjatë javëve të fundit. Ai ka menaxhuar një mjedis të vështirë me profesionalizmin maksimal dhe për këtë ne i jemi mirënjohës.
I urojmë gjithë të mirat për të ardhmen e tij.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kërkimi për një trajner të ri tashmë ka filluar, në ditët në vijim do të zyrtarizojmë emrin”, thuhet në njoftimin e klubit.
Trajneri i Romës, pritet të jetë Roberto Mancini. Sipas raportimeve nga Italia, marrëveshja mes palëve duket afër dhe lëvizja pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve të ardhshme.
Pas 12 javëve në Serie A, Roma mban vendin e 12-të me 13 pikë të grumbulluara.