Roma apo Feyenoord? Astrologia parashikon fituesin

Sport

Roma apo Feyenoord? Astrologia parashikon fituesin

Në evente të tilla të mëdha si ndeshja e Conference League mes Romës dhe Feynoord, hyn në lojë edhe astrologjia.

Astrologia e njohur shqiptare, Meri Shehu, ka ‘lexuar’ yjet dhe ka treguar se kush fiton.

Sipas saj, e favorizuar për ta fituar ndeshjen e sotme është skuadra e Feyenoord pasi skuadra hollandeze e Rotterdamit i përket shenjës së Gaforres.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Planeti i Jupiterit, thotë Meri do i japë fitoren holandezëve ndërkohë që edhe Roma, skuadër e cila është nën shenjën e Binjakve do ketë shkëlqimin e vet.

Parashikimi sipas Merit:

”Është Mërkuri i kundërt dhe duhet patur kujdes. Kush do gabojë më pak do fitojë. Roma është skuadër në shenjën e Binjakëve dhe Mërkuri i kundërt e penalizon disi. Kurse Feyenoord është në shenjën e Gaforres dhe ka një lloj shkëlqimi.

Edhe Roma ka shkëlqim se është Dielli në Binjak, por Gaforrja e ka aty ku duhet shkëlqimin.

Roma duhet të jetë shumë e vëmendshme që ta kapë këtë energjinë e bukur të Diellit dhe të ketë kujdes mos t’ja marrë fitoren papritur Gaforrja, e cila ka Jupiterin në shtëpinë e 10, që është shtëpia e kurorëzimeve, fatit.

Astrologjikisht kur një planet është në shtëpinë e 10 ti merr maksimalen në atë që reklamon, merr pushtetin, famën.”

ME TE LEXUARAT